Hallaçi: Herën e pare ja dola dhe nuk do të dorëzohem as herën e dytë

Futboll

Hallaçi: Herën e pare ja dola dhe nuk do të dorëzohem as herën e dytë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:10
Hallaçi: Herën e pare ja dola dhe nuk do të dorëzohem as herën e dytë

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka bërë së fundmi një postim të tifozët, ku thotë se njëjtë si ata e ndjen edhe ai dhimbjen për gjendjen e skuadrës.

Hallaçi shkruan se është një moment shumë i vështirë, por thotë se nuk do të dorëzohet për t’ia dalë dhe për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

“Dëshiroj të ndaj një mesazh te shkurtër me tifozët kuksianë. E di qe këto nuk janë rezultatet për te cilat kemi punuar te gjithë se bashku ndaj jam i zhgënjyer po aq sa jeni dhe ju, si kuksian, ish kapiten dhe aktualisht trajner i Kukësit. Dhimbjen po e ndjejmë njësoj si ju, për këtë ju garantoj. Skuadrën e kam marrë dy herë në gjendje të rënduar psikologjikisht ,ky është fakt.

Herën e pare ja dola dhe nuk do të dorëzohem as herën e dytë. Bashkë me stafin teknik, me drejtuesit, me lojtarët dhe mbi te gjitha me ju tifozët kuksianë, të bashkuar më shumë se kurrë, në këtë moment të vështirë do ta kalojmë dhe këtë moment krize që mund t’i ndodhë çdo skuadre. E kisha për detyre dhe e ndjeja në shpirt e zemër këtë mesazh ta ndaja me ju tifozët e Kukësit.

Edhe një herë tjetër, ndjesë për rezultatet negative.”, shkruan Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat