Alberto kalon dëmtimin

Futboll

Alberto kalon dëmtimin

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:54
Alberto kalon dëmtimin

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto është rikthyer në stërvitje para sfidës ndaj Atalantas në Seria A.

Pas humbjes dhe eliminimit nga Kupa e Italisë kundër Atalantas, skuadra e drejtuar nga Simeone Inzaghi është duke u përgatitur për ndeshjen e vlefshme për Seria A.

Lajm i mirë për Lazion është që pos rikthimit të Alberots, në stërvitje për herë të parë ishte edhe transferimi më i ri Mateo Musacchio.

Alberto mungoi për 10 ditë pas një operacioni urgjent që bëri me 19 janar, por tani është i gatshëm të luajë.

Thuhet se spanjolli pritet të jetë titullar ndaj Atalantas me 31 janar 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat