Pajtohen

Futboll

Pajtohen

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:21
Pajtohen

E përditshmja italiane “Corrieredello Sport” ka intervistuar Triantafilos Lukarelis, drejtor i ZKD-së (Zyra Kombëtare e Diskriminimit, organi i presidencës së këshillit të ministrave) për të folur në lidhje me çështjen Lukaku-Ibra.

Në deklaratën e tij, kreu i kësaj zyre ka shpjeguar qëndrimin e organit që drejton në lidhje me sherrin e derbit mes Lukakut dhe Ibrahimoviqit.

“U thanë dënime fjalë të rënda. Ata nuk u sollën si racistë, por si fëmijë sepse ata vetë e kanë njohur dhimbjen e diskriminimit. Si atletë me atë lloj shikueshmërie prisnim diçka tjetër.

Unë do të dëshiroja vetëkontroll dhe pjekuri nga secili, ndaj propozoj që meqë jetojnë në të njëjtin qytet, duhet një moment për të organizuar një konferencë shtypi në Milano në të cilën të dy rishikojnë atë që ka ndodhur dhe dërgojnë një sinjal pendese dhe paqeje.

Një shtrëngim duarsh, një buzëqeshje dhe gjithçka zgjidhet me inteligjencë”, tha Lukarelis..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat