Gjilani bombardon në tregun e transferimeve

Futboll

Gjilani bombardon në tregun e transferimeve

Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:42
Gjilani bombardon në tregun e transferimeve

SC Gjilani ka bërë tri goditje të mëdha në tregun e transferimeve.

Klubi i udhëhequr nga Bylbyl Sokoli ka zyrtarizuar tri afrimet e afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësin Ardin Dallku, mesfushori Qëndrim Dautaj si dhe Drin Govori janë prurjet e reja te SC Gjilani.

Që të tre këta futbollistë më herët i janë bashkuar bardhekuqëve, por zyrtarizimi i tyre ka ardhur vetëm tani.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Ardin Dallku, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori futbollist të Gjilanit

Sport Club “Gjilani” ju njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 3 futbollistë.

Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me skuadrën tonë.

Për Qëndrim Dautajn do të jetë një rikthim në skuadrën tonë, me mesfushorin i cili së fundëmi u paraqit në fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.

Qëndrim Dautaj

Ardhja tjetër në skuadrën tonë është Ardin Dallku, i cili pozitën e tijë e ka mbrojtës qendre, mirëpo ai gjithashtu luan edhe si mbrojtës i krahut.Dallku në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku kishte luajtur në skuadrën e Shkëndisë nga Tetova.

Ardin Dallku

26 vjeçari, Ardin Dallku, paraqitje kishte bërë edhe në kampionatin Ukrainas me Vorskla Poltavën ku ishte paraqitur për 3 edicione dhe gjithashtu me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka 2 paraqitje me fanelën Dardane.

Përforcimi tjetër i skuadrës sonë eshtë mbrojtësi i majtë Drin Govori.

Drin Govori

Govori 21vjeç para se të nënshkruante me skuadrën tonë ishte pjesë e Skëndërbeut në Shqipëri.Govori është futbollist i dalur nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, ku karrierë ka bërë nëpër disa skuadra brenda Kosovës.

Sport Club “Gjilani” ju uron mirëseardhje futbollistëve dhe ju dëshiron paraqitje pozitive me fanelën kuq e bardh të skuadrës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat