Notat e lojtarëve, Manchester United 3-3 Everton: Doucoure dhe Fernandes mirë, De Gea dështim

Futboll

Notat e lojtarëve, Manchester United 3-3 Everton: Doucoure dhe Fernandes mirë, De Gea dështim

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Manchester United dhe Everton kanë barazuar me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave doli te jetë spektakolare, ku nuk mungoi ritmi, rastet dhe golat.

Edinson Cavani, Bruno Fernandes  dhe Scott McTominay shënuan golat për vendasit, ndërsa Everton u kundërpërgji me Abdoulaye Doucoure, James Rodriguez dhe Dominic Calvert Lewis.

Doucoure i Eveton dhe Fernandes i United kishin notat më të larta me 7.6.

Lojtari më i dobët i takimit doli të jetë David de Gea me 5.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat