Sejdini u takua me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, ja çka biseduan

Futboll

Sejdini u takua me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, ja çka biseduan

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Sejdini u takua me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, ja çka biseduan

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe Sekretari i Përgjithshëm, Filip Popovski në “Shtëpinë e Futbollit” zhvilluan takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir dhe zëvendës-presidentin dhe gjithashtu pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Servet Jardinxhi. 

Takimi me mysafirët nga Turqia ishte një vazhdim i bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet dy federateve. Në takimin me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, mysafirët u njoftuan me aktivitetet e federatës tonë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. 

"Federata e Futbollit të Turqisë është njëra nga federatat më të mëdha të Europës. Për dallim nga ata, ne jemi federatë e vogël, por jemi një vend që përpiqemi për gjëra të mëdha dhe ndajmë një pasion të barabartë për futbollin. Falë kolegëve nga Turqia për mbështetjen të cilën na i japin, në të gjitha vendimet e tyre ndjehet dashuria për futbollin dhe respekt për të gjitha kombet, pavarësisht nga madhësia e tyre ose pjesa financiare.

Për ne jashtëzakonisht e rëndësishme është që të kemi një partner në Federatën e Futbollit të Turqisë dhe besoj se bashkëpunimi ynë i ardhshëm do të jetë në një nivel më të lartë me projekte konkrete. Falënderoj z. Ozderim dhe z. Jardinxhi për vizitën e tyre dhe gëzohem për vazhdimin e marrëdhënieve tona të mira”, ka deklaruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir dhe zëvendësi i tij dhe pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-së, Server Jardinxhi na uruan punë të suksesshme në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FFM-së dhe gjithashtu na uruan suksese me ekipin pëfaqësues të Maqedonisë në Kampionatin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat