Kur bëhet fjalë për Guardiolën...

Futboll

Kur bëhet fjalë për Guardiolën...

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:04
Kur bëhet fjalë për Guardiolën...

Futbollisti i njohur holandez, Arjen Robben, ka fituar trofe me të dy si trajnerë.

Ka punuar me ta, i njeh më së miri, ndaj është ftuar që të zgjedhë mes Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhos. Me spanjollin ka punuar te Bayern Munich, ndërsa me portugezin te Chelsea. Në të dyja klubet ka fituar tituj kampioni, me trajnerët në fjalë:

“Mourinho është një trajner i shkëlqyeshëm, i cili sigurohej që shpirti i skuadrës të funksiononte mirë. Ishte hera e parë që fituam Premier League në 50 vite.

Edhe për mua ishte një hap i madh, sepse isha ende shumë i ri te Chelsea.

Isha vetëm 20 vjeç. Ishte hera e parë që shkoja jashtë shtetit. Duhej të përshtatesha shpejt dhe sidomos, nëse je aq i vogël, duhet të rritesh shumë shpejt.

Kur bëhet fjalë për Guardiolën, ai është thjesht një njeri shumë i veçantë për sa iu përket taktikave në lojë dhe mënyrës se si e përmirëson lojtarin dhe skuadrën. Ai e dashuron futbollin, ka qejf të ketë në zotërim topin.

Pep nuk ka qejf të vrapojë pas topit. Është thjesht interesante mënyra se si jeton dhe merr frymë me futbollin për 24 orë në ditë. Është gjithmonë e vështirë të thuash periudhën më të mirë, por unë me të vërtetë e doja shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat