Nuk shtyhen ndeshjet në Kosovë përkundër borës

Futboll

Nuk shtyhen ndeshjet në Kosovë përkundër borës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:55
Nuk shtyhen ndeshjet në Kosovë përkundër borës

Mëngjesin sotëm e ka gjetur Kosovën të zbardhur nga reshjet e borës.

Por, përkundër borës duket se ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar në Superligë dhe Ligën e Parë do të luhen.

Së paku një gjë të tillë e kanë pohuar nga Komisioni i Garave i FFK-së për Futbolli.info. “Po, ndeshjet do të luhen sipas orarit të planifikuar.

Klubet janë të obliguara që t’i përgatisin fushat për lojë. Nëse reshjet e borës vazhdojnë dhe kemi përkeqësim të gjendjes së fushave në orët e ardhshme, atëherë do të njoftoheni për ndonjë ndryshim eventual”, kanë thënë nga KG i FFK-së.

Kujtojmë se edhe para disa javësh pati reshje goxha të dendura të borës, por ndeshjet u zhvilluan ndonëse në kushte të vështira.

Në elitë sot luhen tri ndeshje, Llapi e pret Drenicën, Prishtina Besën derisa në Mitrovicë Trepça ’89 do të luaj me Feronikelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat