Messi nuk di të ndalet - dy gola dhe dy asiste mbrëmë

Futboll

Messi nuk di të ndalet - dy gola dhe dy asiste mbrëmë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:04
Leo Messi

Inter Miami e ka shënuar fitoren e radhës në Major League Soccer.

Ekipi nga Miami triumfoi 1:4 në udhëtim ndaj New England Revolution.

E Leo Messi kishte gisht direkt në katër golat e mysafirëve.

Fillimisht, ai shënoi dy të parët në minutat 32 dhe 68.

E më pas ai në minutën e 83-të asistoi për Cremaschin, kurse gjashtë minuta më pas asistoi edhe për Luis Suarezin.

Në 10 ndeshje në vitin 2024, Messi ka 11 gola dhe gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat