Braktisi kombëtaren për Partizanin

Futboll

Braktisi kombëtaren për Partizanin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:52
Braktisi kombëtaren për Partizanin

Mbrojtësi Roberto Dominguez, erdhi nga El Salvadori i largët, duke hequr dorë edhe nga ekipi kombëtar, për t’iu bashkuar Partizanit, si alternativa cilësore për të shtuar konkurrencën në qendër të mbrojtjes, ose edhe për të zënë një vend titullari.

Megjithatë, deri më tani, 23-vjeçari jo vetëm që nuk ka zënë vend titullari, por nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme.

Që nga koha kur ka firmosur me Partizanin, Dominguez ka 750 minuta që qëndron në stolin e kuq, duke mos u preferuar aspak nga trajneri Daja.

Ndërsa në seancat stërvitore, 23-vjeçari është stërvitur rregullisht, por gjithmonë ka qenë në ekipin e rezervave dhe jeleku, nuk i është ndarë asnjëherë. Ndoshta me ngjeshjen e kalendarit dhe me ndonjë dëmtim të mundshëm të Bitrit ose Belicës, do të kemi mundësinë ta shikojmë Dominguezin në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat