Neymar është dorëzuar përfundimisht

Futboll

Neymar është dorëzuar përfundimisht

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:11
Neymar është dorëzuar përfundimisht

Nëse Mbappe është ende i paqartë për të ardhmen e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yllin tjetër të PSG.

Neymar është dorëzuar përfundimisht, rikthimi i tij në Barcelonë nuk është më një opsion, ndërsa të ardhmen e sheh të lidhur në Paris.

Me apo pa Messi në krahë, braziliani është bindur nga projekti i ri i francezëve dhe është i gatshëm të hedh firmën mbi kontratën e re.

Sipas “Mundo Deportivo”, Neymar pritet të firmos kontratën e re deri në 2026, praktikisht kjo do të thotë se sulmuesi planifikon të mbyll karrierën e tij me fanellën e PSG, pasi në atë kohë do të jetë 34 vjeç.

Mbase pas kësaj kontratë mund të zgjedh ndonjë kampionat tjetër jashtë Evropë, por ky është një diskutim i largët në kohë.

Me kontratën e re, Neymar pritet të shndërrohet në një nga lojtarët më të paguar në botë, pasi sheikët e PSG i kanë vendosur në tavolinë një çek të bardhë.

Neymar u transferua në “Parkun e Princave” në 2017 me shpresën për të fituar Champions League dhe “Topin e Artë”, dy trofe që kërkon t’i arrijë me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat