Kujtim Shala befason me poezinë...

Futboll

Kujtim Shala befason me poezinë...

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:45
Kujtim Shala befason me poezinë...

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ish lojtar i Lirisë nga Prizreni, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos nga Zagrebi, skuadrave të elitës franceze e gjermane, ka publikuar poezinë e shkrimtarit Ali Podrimja (i ndjerë).  

“UNË, BIRI YT, KOSOVË
Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura, 

t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, 
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet, 
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara; 

ta di gjakun që të vlon në gji, 
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta 
e të shpërthej do si vullkan:- 

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. 
Unë biri yt.

“Poezi nga Ali Podrimja. Urime Kosovë”, shkruan Shala 

A thua çfarë ka dashur të thotë Shala me këtë poezi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat