Manchester City ka fituar Kupën Carabao (EFC Cup).
‘Qytetarët’ shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Tottenhamit, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Wembley” në Londër.
Pas më shumë se një viti, sot në “Wembley” ka pasur më së shumti shikues, 8 mijë veta.
Ata panë një lojë shumë të mirë të dy skuadrave, por City ishte më kërkues dhe ia doli.
Futbollisti Aymeric Laporte vulosi fitoren në minutën e 82-të.
Trajneri Pep Guardiola është i gëzuar për trofeun që fitoi dhe po ashtu e ka të siguruar edhe titullin e kampionit në Angli, tani vëmendjen e ka në Champions League, të cilët me 28 prill ndeshen në Paris me PSG-në, në kuadër të gjysmëfinales.