Nisin bisedimet me mbrojtësin e kombëtares

Futboll

Nisin bisedimet me mbrojtësin e kombëtares

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:45
Nisin bisedimet me mbrojtësin e kombëtares

Elseid Hysaj është duke luajtur ndeshhet e fundit me Napolin, duke qenë se nuk gjetu gjuhën e përbashkët me klubin për të rinovuar kontratën.

Në këtë formë, shkodrani do të jetë një lojtar i lirë pas pak ditësh, ndërsa për të nuk mungojnë ofertat si nga Serie A, po ashtu edhe nga klube jashtë Italisë.

Mirëpo, në rast se bëhet fjalë për lëvizje konkrete, atëherë është një klub që ka ndërmarrë këtë hap për lojtarin e kombëtares. Gazetari i mirënjohur për merkaton në Itali, Nikolo Skira, thekson se Roma ka nisur bisedimet me Hysaj.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë marrëveshje, por fakti që kryeqytetasit po kërkojnë të vendosin Mauricio Sarrin në sezonin e ardhshëm për të drejtuar skuadrën, atëherë shanset për të parë Hysajn me fanellën e Romës rriten.

Sarri dhe Hysaj kanë një raport të shkëlqyer nga periudha te Napoli. Kujtojmë se nëse gjithçka mbyllet me sukses, atëherë Hysaj do të gjente në Romë edhe Marash Kumbullën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat