Demollari: Këtu ka pasur vetëm fusha futbolli

Futboll

Demollari: Këtu ka pasur vetëm fusha futbolli

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:22
Demollari: Këtu ka pasur vetëm fusha futbolli

Nëse do ta shohim me një pamje nga lart, Tirana ngjason shumë më tepër me një qytet që gjendet në “katrahurën” e betonit dhe ndërtasve që kanë “gllabëruar” çdo tokë të mundshme. Njëkohësisht duke “përpirë” edhe fushat ku dikur kanë kaluar fëmijërinë e tyre emra të mëdhenj të futbollit shqiptar.

“Opinion” ka bërë një reportazh mbi 100 fushat sportive që do të ndërtohen si iniciativë e FSHF, për të masivizuar futbollin në Shqipëri.

Në këtë mënyrë do të kemi përfshirje më të madhe të fëmijëve me këtë sport, ku në të ardhmen do të kemi edhe më tepër elemente cilësorë.

Sulejman Demollari, emri i madh i futbollit shqiptar, sheh me trishtim sesi fushat e dikurshme ku ka luajtur si fëmijë, janë zhdukur për t’i lënë vendin disa ndërtesave të mëdha të betonit: “E gjitha kjo pjesa këtu ka qenë vetëm me fusha futbolli dhe kishte e dy fusha të tjera që ishin për basketbollit”, thotë mes të tjerash Demollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat