Prishtina gati për festë, kërkon fitore kundër Ballkanit

Futboll

Prishtina gati për festë, kërkon fitore kundër Ballkanit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:06
Prishtina gati për festë, kërkon fitore kundër Ballkanit

Nesër mbyllet perdja e kampionatit e edicionit 2020/21. Prishtina tani më, pas tetë vitesh pritje, është shpall kampione dhe do të përfaqësoj Kosovën në Ligën e kampionëve. Kurse, në ndeshjen e fundit, të nesërme, e pret skuadrën e Ballkanit, njërën prej tre pretendentëve që ishin në garë për titull.

"Faktikisht, ishte fitorja në Therandë, në përballjen e tretë, që Prishtinës përfundimisht iu ishte kthyer besimi se mund të fitonte titullin. Një fitore si mysafire ndaj pretendentit ishte garantuese që skuadra mund të ia dilte. Ai besim nuk u thye, u shtua vullneti dhe në fund me meritë u shpagua mundi.

Prishtina dhe Ballkani pas luftës kanë zhvilluar 16 përballje zyrtare. Prishtina ka 9 fitore kundrejt 3 barazimeve dhe 4 humbjeve me goldallim +19, 29:10. Prishtina i ka fituar dy përballjet e fundit, 2:1 si vendase dhe 1:0 si mysafire.

Festa e titullit do të vazhdoj pas përfundimit të ndeshjes me parakalimin e skuadrës nëpër sheshet e Prishtinës nën organizimin e adhuruesve tanë, Plisat. Futbollistët e meritojnë një festë të tillë dhe të gjithë adhuruesit tanë, në mungesë të prezencës në stadium, mund t’i përshëndesin ata nga afër nëpër rrugët e qytetit", shkruan në faqen e FC Prishtina.

Java XXXVI
Prishtina – Ballkani

E diel, 23 maj – ora: 15.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”
Gjyqtarë: M. Bejtullahu, A. Ejupi, G. Mehmeti, V. Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat