10 golashënuesit më të mirë

Futboll

10 golashënuesit më të mirë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:25
10 golashënuesit më të mirë

Gara për Këpucën e Artë 2020-21 është e kryer, pasi që atë me gjasë do ta merr Robert Lewandowski që sonte shënoi golin e tij të 41 në ligë, por cilët janë sulmuesit e tjerë që shkëlqyen në vitin e pandemisë.

Ciro Immbile i Lazios e mori Këpucën e Artë në Europë për sezonin 2019-20, pasi që ishte para Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Timo Werner dhe Lionel Messi, por deri në fund të këtij sezoni duket se do të kemi emra të ri në top-10-ën e parë.

#1 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 41 gola   

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë për një lojtarë që edhe pse në moshë mbi 30 vjet vazhdon që të shënojë gola. Sot ai shënoi golin e 41 për Bayernin në Bundesligë e ku e theu rekordin e Gerd Muller.

#2 Lionel Messi | Barcelona | 30 gola

Njëri prej golashënuesve më të mirë të te gjitha kohërave, Lionel Messi e filloi ngadalë sezonin 2020-21, por ai u përmirësua dhe nuk ndalej së shënuari në gjysmën e dytë të sezonit.

#3 Cristiano Ronaldo | Juventus | 29 gola

Cristiano Ronaldo u përmirësua pas fillimit të ngadalshëm të sezonit dhe u duk se do të sfidojë për Këpucën e Artë, Kjo edhe për shkak se kishte probleme me Covid-19 që e detyroi një kohë që të izolohet. Ai nuk e ka marrë këtë çmim prej sezonit 2014-15 dhe duket se nuk do ta marrë as tani. Ai mund ta rritë shifrën e golave gjatë ndeshjes së nesërme kundër Bolognas.

#4 Andre Silva | Eintracht Frankfurt | 28 gola

Andre Silva nuk i ka treguar pritjet në AC Milan dhe Sevilla, por ai duket se po rritet çdo ditë në Bundesliga, ku është njëri prej sulmuesve më të mirë që ka pasur Eintracht Frankfurt. Ai shënoi një gol sot në fitoren 3-1 të Frankfurtit kundër Freiburgut.

#5 Erling Haaland | Borussia Dortmund | 28 gola

Pasi i është bashkuar Borussia Dortmund në mes të sezonit të kaluar, kishte dyshime që Erling Haaland do të përpronte kaq mirë në Bundesligë, por ja që ai e bëri. Gjatë ndeshjes së sotme kundër Bayer Leverkusen, Haaland shënoi dy gola.

#6 Kylian Mbappe | PSG | 26 gola

Lëndimet dhe Covid-19 ka bërë që të këtë disa herë ndikim në shënimin e golave për Kylian Mbappe sezonin e kaluar, por ai ka qenë shumë më i mirë në sezonin 2020-21. Ai mund ta rritë numrin e golave në ndeshjen e fundit të sezonit gjatë ditës së nesërme.

#7 Romelu Lukaku | Inter | 23 gola

Romelu Lukaku vazhdon që të shkëlqen me Interin dhe kjo shihet me faktin që ai ka arritur të shënoi golin e 50 me klubin me më pak ndeshje se legjenda e këtij klubi, Ronaldo Nazario. Belgu konsiderohet një ndër më të mirët në botë dhe ai sigurisht do të sfidon për Këpucën e Artë në të ardhmen. Ai mund ta rrit numrin e golave në ndeshjen e nesërme të Interit kundër Udineses.

#8 Gerard Moreno | Villarreal | 23 gola

Gerard Moreno është hit në Villarreal për vitin 2020-21, duke sjell plot besim në skuadër derisa sezonin e kaluar i shënoi 18 gola. Spanjolli ka qenë pika kryesore e fortë e “Nëndetëses së Verdhë” dhe ka shënuar një gol të rëndësishëm kundër Real Madridit, ku e morën një pikë.

#9 Harry Kane | Tottenham | 22 gola

Pasi që kishte shënuar më shumë se 20 gola prej vitit 2014 -2018, Harry Kane kishte dështuar që të shënoi mbi 20 gola në Premier Ligë në dy sezonet e fundit. Ai mund ta rritë këtë numër nëse shënon nesër gol kundër Leicesterit në ndeshjen e fundit në Premier Ligë për këtë sezon.

#10 Luis Muriel | Atalanta | 22 gola Kolumbiani Luis Muriel shënoi 18 gola në Serie A sezonin e kaluar dhe është njëri prej lojtarëve më të mirë të Atalantas, duke shkëlqyer në sistemin e Gian Piero Gasperinit. Ai mund të rrit numrin e golave pasi që nesër Atalanta luan kundër Milanit në ndeshjen e fundit në Serie A..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat