Në drithërima

Futboll

Në drithërima

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:34
Në drithërima

Sot në 20:45 do të luhet java e fundit në Seria A, e cila do të jetë përcaktuese për skuadrat që kërkojnë te futen në Champions League. Deri tani, Interi dhe Atalanta e kanë siguruar matematikisht kualifikimin, ndërsa Napoli, Juventus dhe Milan do të luftojnë deri në fund të zënë një vend në Top-4.

Juventusi do të përballet me Bolognën e Mihajloviç, e cila duket një ndeshje e lehtë në letër, por trajneri serb ka deklaruar se do të bëjë maksimumin të dalë me pikë nga kjo ndeshje. Ai gjithashtu ka deklaruar disa herë se Juve do të bëjë çdo gjë, duke përfshirë dhe manipulimin e arbitrave për te arritur objektivin.

Napoli-Verona ngjason me ndeshjen Bologna-Juventus, pasi Verona luan pa asnjë objektiv. Skuadra e Gatuzos ka treguar vazhdimësi në përballjet e fundit dhe një tre pikësh ditën e sotme, do t’i dërgonte në Uefa Champions League.

Ndeshja më e rëndësishme është pikërisht Atalanta-Milan. Kuqezinjtë bën gjithçka gabim ndaj Cagliarit, ku kishin mundësi të mbyllnin llogaritë me Champions League. Vetëm fitorja do t’u jepte lavdinë e munguar prej 8 viteve “djallit”, pasi hera e fundit që kjo skuadër ka qenë në Champions League është në vitin 2014.

Kundërshtari i Milanit është ndoshta skuadra më e vështirë për te mundur në Itali, megjithatë varet se mesa dëshirë do te luajnë lojtarët e Atalantës, të cilët e kanë siguruar obkekivin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat