Maqedonia dridhet për Bardhin, ja arsyeja 

Futboll

Maqedonia dridhet për Bardhin, ja arsyeja 

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 13:35
Maqedonia dridhet për Bardhin, ja arsyeja 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut fillon përgatitjet për paraqitjen historike në Euro 2020 në futboll. 

Në fillim, selektori Igor Angellovski nuk do të llogarisë në Goran Pandevin dhe Arian Ademin, të cilët kanë marrë pushim shtesë, ndërsa më vonë iu bashkohet Stefan Ristovski.

Ndërkohë, para fillimit të përgatitjeve, nga Spanja vijnë lajme shqetësuese. 

Dy lojtarët e Levantes, ekipi për të cilin luan lojtari i kombëtares maqedonase, Enis Bardhi, janë pozitivë me Covid-19. Deri më tani, është zbuluar emri i Thierry Correa, që është i infektuar.

“Djemtë tanë duhet të marrin rezultatet e testeve Covid 19 së shpejti, ne shpresojmë që gjithçka është në rregull me Bardhin dhe ai do të jetë në formacion që nga fillimi i misionit - EURO 2020”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat