​Real Madridi gjithnjë e më afër marrëveshjes me Anchelottin

Futboll

​Real Madridi gjithnjë e më afër marrëveshjes me Anchelottin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:38
Carlo Anchelotti

Sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri Carlo Anchelotti ai i cili do ta zëvendësojë Zinedine Zidanin në stolin e trajnerit të Real Madridit.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano e po ashtu edhe të Gianluca Di Marzios, palët kanë arritur akordin ndërmjet tyre.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në orët e ardhshme.

Drejtuesit e Real Madridit janë në kontakte direkte me ata të Evertonit dhe klubi anglez nuk duket se dëshiron të bëhet pengesë në realizimin e këtij operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat