Bayern rrezikohet nga përsëritja e rastit Alaba

Futboll

Bayern rrezikohet nga përsëritja e rastit Alaba

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:16
Bayern rrezikohet nga përsëritja e rastit Alaba

Bayern Munih ka refuzuar kërkesën e Kingslej Koman për të dyfishuar rrogën e tij aktuale prej shtatë milionë euro.

Sulmuesit i skadon kontrata në vitin 2023, ndërsa pretendon të përfitojë më tepër i shtyrë edhe nga agjenti Pini Zahavi.

Mirëpo, gjermanët kanë refuzuar kërkesën e francezit, teksa nuk pranojnë t’i plotësojnë kërkesar ekonomike.

Kështu, negociatat për momentin janë bllokuar dhe mes palëve ka “ngricë”.

Ndaj, te Bajern tashmë kanë nisur të mendojnë se mund të përsëritet një rast i ngjashëm me atë të Alaba, i cili pasi nuk pranoi rinovimin me kushtet e klubit, u largua me parametër zero drejt Real Madrid,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat