Kjo është mosha mesatare e startuesve të Kosovës ndaj Maltës

Futboll

Kjo është mosha mesatare e startuesve të Kosovës ndaj Maltës

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:57
Kjo është mosha mesatare e startuesve të Kosovës ndaj Maltës

Kosova gjatë ditës së djeshme zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore të qershorit. 

Pas fitores prej 4-1 në ndeshjen e parë ndaj San Marinos, dardanët fituan edhe ndaj Maltës me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle. Challandes ndaj Maltës e filloi ndeshjen me këtë 11-she: Bekaj, Aliti, Fazliji, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Idrizi, Zeneli, Kastrati, Rashica.

Lojtari më i vjetër në moshë nga startuesit ishte Herolind Shala, i cili ka 29 vjet, e dy më të rinjtë ishin Lirim Kastrati dhe Betim Fazliji, të cilët janë 22 vjeç.

Edhe talenti i Schalkes, Blendi Idrizi që shkëlqeu në dy miqësoret, është vetëm 23 vjeç, pa harruar Rashicën i cili ka mbushur 24.

Mosha mesatare e 11-shes së Kosovës ndaj Maltës ishte 25.6 vjet, që në futboll llogaritet si ideale.

Edhe banka rezervë e Kosovës përbëhet kryesisht me lojtarë të cilët kanë të ardhme të ndritur para vetes, duke filluar nga Destan Bajselmani (22 vjeçar), Mirlind Daku (23 vjeçar), Zymer Bytyqi, Astrit Selmani dhe Idriz Voca (24 vjeçar).

Duke mos harruar edhe të tjerët që shumica janë maksimumi 28 vjeçar, do të thotë se dardanët e kanë kohën më të mirë për të ‘shpërthyer’ së bashku te Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat