Krizë në Ulpianë, ja çfarë po ndodhë

Futboll

Krizë në Ulpianë, ja çfarë po ndodhë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:13
Krizë në Ulpianë, ja çfarë po ndodhë

Klubi Futbollistik “Ulpiana” nga Lipjani sezonin e ardhshëm garat do t’i zhvillojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Teksa, klubet tjera kanë filluar përgatitjet që të jenë sa më të gatshëm për sezonin e ri, skuadra nga Lipjani siç duket është në gjumë të thellë.

Gazeta “Sheshi” raporton se krerët e klubit nuk janë bërë të “gjallë” që nga ndeshja e fundit në Ligën e Parë kundër Ramiz Sadikut.

Gjithashtu mësohet se futbollistët kanë mbetur pa paga që dy muaj (Prill dhe Maj), por edhe nuk kanë marrë asnjë premio për inkuadrimin në Superligë.

Burimet bëjnë të ditur se e ardhmja e lojtarëve të Ulpianës është në pikëpyetje pasi që askush nuk i ka kontaktuar.

Kujtojmë që KF Ulpiana deri më tani nuk ka kryer asnjë transferim dhe nuk ka biseduar me asnjë lojtarë që e kanë mbajt barrën kryesore sezonin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat