Destan Adili debuton me gol ne ekipin e ri “New Star”

Futboll

Destan Adili debuton me gol ne ekipin e ri “New Star”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:45
Destan Adili debuton me gol ne ekipin e ri “New Star”

Djaloshi i talentuar, Destan Adili, ka pasur një debutim të shkëlqyer me ekipin e tij të ri “New Star” nga Shkupi duke shënuar gol ndaj “FC COOL” në një ndeshje miqësore, përgatitore para fillimit të Kampionatit të ri të Maqedonisë së Veriut, ku ky ekip luan në ligën e parë në kategorinë e tyre. 

Adili me golin e shënuar ka qen shume i kënaqur dhe falënderon të gjithë ata që i besuan në kualitetin e tij, ndërkohë që ai premton edhe shumë gola në fanellën e re, por paralajmëron se do ta shohim edhe në fanellën e reprezentacionit. Cekim se ky djalosh është pjesë edhe e Akademisë së futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe ka një ndërtim të mirë në karrierën e tij futballistike duke luajtur shume ndeshje te bukura edhe për “Vëllazërimi” nga Kërçova.

Si ishte debutimi i juaj ne klub e ri “New Star”?

Adili: Ka qen një debutim i shkëlqyer pasi kam arrit pas një loje shume te bukur te shënoj edhe gol. Për këtë sukses do dua te falënderoj edhe trajnerët që më dhanë menjëherë besimin dhe u premtoj se nuk do ti dëshpëroj edhe në të ardhmen.

Çka pret nga angazhimi juaj i ri ne ketë klub?
Adili:
Me klubin e ri pres të kem sukses dhe të ngritim ekipin sa me larg ne tabelën e klasifikimit dhe shpresoj t’ju ndihmoj me gola dhe assiste.  

Si ishte pritja nga stafi i këtij klubi dhe bashkëlojtarlt?
Adili:
Ka qen një pritje brilante dhe për këtë i falënderojë shumë shokët e skuadrës qe më ndihmuan të shënoj golin tim te pare për këtë klub. Ndryshe dua të ceki se luajtëm me një kundërshtar mjaft te forte me ekipin “FC COOL” që gjithashtu garon në ligën e parë të Maqedonisë së veriut së bashku me ne. 

Planet e juaja për të ardhmen?
Adili:
Koncentrimi momental është që të tregoj loja te bukura ne ekipin e ri dhe më pas të bindi trajnerët e reprezentacionit që edhe unë të jem pjesë e fanellës së Maqedonisë së veriut. Më pas, pas disa vide besoj se me kualitetin tim te jem në një ekip evropian. Për të realizuar këtë normal duhet shumë punë, mbështetje dhe motivim por unë nuk do te dorëzon deri sa të arrij qëllimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat