Shqiptari nuk i frikësohet Austrisë

Futboll

Shqiptari nuk i frikësohet Austrisë

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:59
Shqiptari nuk i frikësohet Austrisë

Futbollisti shqiptar që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, është optimist për sfidën me Austrinë në kuadër të Kampionatit Evropian.

 Alioski është i bindur se Maqedonia do të ketë diçka për të treguar në ndeshjen në Bukuresht dhe as që i frikësohet Austrisë.

"Ne dijmë gjithçka që duhet të dijmë për Austrinë, është e qartë se kjo ekip kombëtare është favorite, ka një ekip kompakte që luan futboll të fortë fizikisht. 

Ata kanë shumë lojtarë në Bundesligë, ata janë teknikisht të mirë dhe do të dëshirojnë që ta fillojnë kampionatin triumfalisht. Ne e humbëm ndeshjen e parë në Shkup në vitin  2019 (1:4), por në të dytën u mundëm me rezultat 2:1. Ishte një duel në të cilin ne iu krijuam probleme të mëdha, edhe pse kemi luajtur pa disa lojtarë të ekipit të parë. 

Ne jemi të përgatitur mirë për EURO 2020, fitorja ndaj Gjermanisë vetëm ka rritur vetëbesimin tonë se mund të luajmë kundër të gjithëve. Unë pres që ta konfirmojmë atë edhe në këtë Kampionat Evropian", tha Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat