Xhaka dhe Shaqiri me Zvicrën mobilizohen për ta mposhtur Turqinë

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri me Zvicrën mobilizohen për ta mposhtur Turqinë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:50
Xhaka me Zvicrën mobilizohen për ta mposhtur Turqinë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Zvicrën mobilizohen për fitore.

Kampionati Evropian sot do të vazhdojë me dy ndeshje interesante. Grupi A i Euro 2020 sot do ta ketë xhiron finale, ku do të përcaktohet gjithçka.

Një nga dy ndeshjet që luhet sot është ajo mes Zvicrës dhe Turqisë. Të dyja kombëtaret kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe do të kërkojnë një fitore për të shpresuar kualifikimin tutje nga vendi i tretë.

Zvicra ka një pikë, në barazimin 1:1 me Uellsin, kurse Turqia ka regjistruar dy humbje dhe është ende pa pikë dhe pa gol në këtë Evropian.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka me anë të një postimi në Facebook ka motivuar bashkëlojtarët para ndeshjes jetike.

Koha për t’u ngritur, koha për të luftuar, koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar. Le ta bëjmë së bashku” – shkroi Xhaka në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat