Ish futbollisti kroat humbi jetën në një aksident komunikacioni

Futboll

Ish futbollisti kroat humbi jetën në një aksident komunikacioni

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:16
Ish futbollisti kroat humbi jetën në një aksident komunikacioni

Mediat në Kroaci bëjnë të ditur se ish futbollisti kroat, Sllobodan Sudec (47 - vjeçar), humbi jetën në një aksident në komunikacion.

“Ish-futbollist i Varteksit të Varazhdinit dhe Slaven Belupos, trajner trajner i Podravina-s, humbi jetën në një aksident komunikacioni në Poljanec afër Ludbreg.

Sipas raportit të policisë, ‘automjeti doli  nga rruga dhe goditi një rrethojë të oborrit, ndërsa ngasësi ndërroi jetë”, njofton media kroate “24 sata”.

Image

Ky lajm ka shokuar futbollin dhe sportin në përgjithësi në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat