Mbajtja e Messit një problem i madh ekonomik për Barcelonën

Futboll

Mbajtja e Messit një problem i madh ekonomik për Barcelonën

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 20:05
Leo Messi

Nuk është sekret që Barcelona do të duhet të lehtësojë skuadrën e tyre këtë verë në mënyrë që të respektojë kufirin e pagave të LaLiga.

Barcelona ka borxhe të mëdha dhe ka arritur të sigurojë ardhjen e katër lojtarëve këtë verë meSergio Aguero, Eric Garcia, Emerson Royal dhe Memphis Depay, por tani urgjenca për të mbledhur fonde është rritur ndjeshëm dhe kjo është pa përfshirë rinovimin e kontratës së Lionel Messi.

Sipas RAC1, klubi do të duhet të lirohet në rreth 200 milion euro në paga, nëse Messi vazhdon kontratën e tij me klubin.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta tashmë ka paralajmëruar se situata është e komplikuar dhe shpjegoi disa ditë më parë se për çdo 100 milion euro të gjeneruara, vetëm 25 milion euro mund të përdoren.

Kështu, Barcelona do të kërkojë të largojë lojtarë me paga shumë të larta, si dhe ata që nuk janë në planet e Ronald Koeman.

Të tjerët mund të duhet të ulin pagën për t’u përshtatur me kërkesat e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat