FSHF organizon me sukses ndeshjet e Champions League

Futboll

FSHF organizon me sukses ndeshjet e Champions League

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:16
FSHF organizon me sukses ndeshjet e Champions League

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses tre ndeshjet e turit paraeliminator të UEFA Champions League.

Në datën 22 qershor u zhvilluan dy gjysmëfinalet, në stadiumin “Elbasan Arena”, ku FC Prishtina fitoi me rezultatin 2-0 kundër SS Folgores, ndërsa në “Niko Dovana”, Inter Club D’Escaldes mundi me rezultatin minimal ekipin e Havnar Boltfelag.

Në finalen e 25 qershorit që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, fitues u shpall ekipi i FC Prishtinës, që kaloi në raundin e parë të UEFA Champions League” dhe ku do të përballet me ekipin hungarez të Ferencvaros.

Kjo nuk është hera e parë që UEFA i beson Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e ndeshjeve të rëndësishme.

Falë eksperiencës dhe përvojës, qeveria e futbollit shqiptar arriti të organizojë në nivele maksimale evente të tilla. Gjithashtu, investimet e rëndësishme që janë bërë në infrastrukturë dhe futboll përgjatë këtyre viteve kanë ndikuar në besimin e UEFA-s, për të zhvilluar të tilla ndeshje në vendin tonë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori në dhjetor vendimin historik që finalja e parë e kompeticionit më të ri që nis së shpejti, UEFA Conference League, të zhvillohet në Tiranë, në maj të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat