Benzema: Do të rikthehemi më të fortë

Futboll

Benzema: Do të rikthehemi më të fortë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:54
Benzema: Do të rikthehemi më të fortë

Karim Benzema padyshim ishte ylli i Francës në këtë europian, teksa sulmuesi realizoi katër gola, dy nga të cilat mbrëmjen e djeshme ndaj Zvicrës në çerekfinale. Por, që nuk mjaftuan pasi kampionët e Botës u eliminuan pas lotarisë së 11-metërshave.

Një ditë pas zhgënjimit të madh, Benzema është projektuar drejt së ardhmes teksa pas një viti është Botërori dhe sulmuesi shprehet se ata do të kthehen më të fortë se më parë.

“I trishtuar dhe i zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes së djeshme.

Është i madh zhgënjimi, do të doja të vazhdoja të përhetoja emocione edhe për shumë ndeshje.

Faleminderit për mbështetjen e madhe nga fillimi i turneut, për forcën që më keni dhënë çdo ditë. Asgjë nuk është e lehtë, do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe për t’u rikthyer edhe më të fortë”, shprehet Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat