Mbledhja e qeverisë me fanellat e kombëtares

Futboll

Mbledhja e qeverisë me fanellat e kombëtares

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:52
Mbledhja e qeverisë me fanellat e kombëtares

Andriy Shevchenko po mban gjallë ëndrrën e një vendi të tërë, jo vetëm adhuruesve të tij.

Pasi hyri në histori, duke prekur çerekfinalet e Botërorit si futbollist, por edhe të njëjtin raund të Kampionatit Europian si trajner, ish-ylli i Milanit, fitues i “Topit të Artë”, ka shënjestruar tashmë Anglinë.

Nesër, kombëtarja ukrainase do të luajë kundër “Tre Luanëve” në stadiumin “Olimpico” të Romës, me oreksin për të përparuar më tej.

Gjysmëfinalet e “Euro 2020” kanë ndezur ëndrrat e krejt ukrainasve, edhe të drejtuesve të lartë në atë vend. Kështu, në Ukrainë, kryeministri Denys Chmygal dhe qeveria e tij morën pjesë në një mbledhje të ekzekutivit të veshur të gjithë me fanellat e kombëtares, për ta festuar kështu fitoren kundër Suedisë dhe kalimin në çerekfinale të Kampionatit Europian, shrkuan telesporti.

Kreu i qeverisë atje kishte veshur simbolikisht fanellën me numrin 7, ikoniken e Shevchenko, që po bën mrekullinë në dy periudha dhe role të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat