Carlos e ka lartësuar mbrojtësin Shaw

Futboll

Carlos e ka lartësuar mbrojtësin Shaw

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:41
Carlos e ka lartësuar mbrojtësin e majtë

Legjenda braziliane Roberto Carlos e ka lartësuar mbrojtësin e majtë Luke Shaw, i cili është krahasuar nga shumë njerëz me ish-mbrojtësin e Real Madridit, pas paraqitjeve të mira për Anglinë në Euro 2020.

Shaw ka qenë lojtari më i veçuar i Anglisë deri tani në këtë turne, veçanërisht në fazën e eliminimit direkt, ku i ka bërë tri asiste në vetëm dy ndeshje.

Pasi u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren e tre luanëve kundër Ukrainës në çerekfinale të shtunën, një nofkë që tifozët e Manchester Unitedit ia kishin vënë atij në fillim të sezon “Shawberto Carlos” – mori vëmendje gjithëkombëtare në Angli.

I pyetur se çfarë mendon për paraqitjet e Shaw deri tani në Euro, Carlos tha për PA: “Mund ta shohësh sesa i motivuar është ai. Ai po përmirësohet shumë, paraqitja e tij kundër Ukrainës ishte shumë e mirë”.

“Ai është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi anglez, bashkë më të gjithë të tjerët. Ai po përmirësohet çdo ndeshje dhe mendoj se ai zotëron çdo aftësi për ta arritur majën. Fakti se ai luan në pozitën e mbrojtësit të majtë për Anglinë, flet mjaftueshëm”, shtoi ai, raporton GE.

Ndërsa i pyetur për krahasimin mes tyre, Carlos theksoi: “Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Janë dy periudha të ndryshme në futboll. Unë e kisha time, ai e ka të veten tani”.

“Ngjashmëria do të ishte dëshira dhe forca e tij për të fituar, sepse këtë e kisha dhe unë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat