Liverpooli prezanton fanellat e reja

Futboll

Liverpooli prezanton fanellat e reja

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:43
Liverpooli prezanton fanellat e reja

Gjiganti anglez, Liverpool, ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2021/22.

19-të herë kampionët e Anglisë sot kanë zbuluar fanellat e reja, të cilët futbollistët do t’i bartin veshur në ndeshjet si mysafirë.

Në fanella dominuese është ngjyra e bardhë, e cila është në kombinim me ngjyrën e zezë.

Kësaj radhe është përzgjedhur që fanellat të jenë me jaka, duke qenë kështu më klasike.

Fanellat janë punuar nga kompania e njohur “Nike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat