Ilir Camaj para ndeshjes me Dritën: I thërras tifozët që të vijnë në numër sa më të madh në përkrahje të Deçiqit

Futboll

Ilir Camaj para ndeshjes me Dritën: I thërras tifozët që të vijnë në numër sa më të madh në përkrahje të Deçiqit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:47
Ilir Camaj para ndeshjes me Dritën: I thërras tifozët që të vijnë në numër sa më të madh në përkrahje të Deçiqit

Tuzi me rrethinë me padurim e presin ndeshjen e Deçiqit në Conference League në futboll.

Në Malësi të gjithë janë të bindur se Deçiqi do të kualifikohet, do të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë me rezultat 2:1  nga Drita e Gjilanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Finalisti i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi, është përgatitur maksimalisht dhe me optimizëm e presin sfidën e kthimit, me synim që të kualifikohen në rrethin e dytë të Conference League.

Image

Drejtuesit e Deçiqit kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë sfidë të madhe. 

Ilir Camaj, sulmues i Deçiqit, i cili shënoi në minutën e tretë në kryeqytetin e Kosovës, kundër Dritës, por nuk ia dolën të kthehen me rezultat pozitiv, nuk mendon për asgjë tjetër përveç për fitore.

Si e sheh ndeshjen me Dritën, ku janë përparësitë, a mendoni se jeni më të mirë?

“Ndeshja e parë ka treguar se jemi në një nivel por mendoj se tani jemi në fushën tonë.

Dhe me tifozët tanë, kemi pak më shumë përparësi dhe shpresoj se do të arrijmë sukses”, tha Cama për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Camaj tha se presin përkrahjen e madhe të tifozëve nga Tuzi, të cilët janë lojtari i 12-të i skuadrës. 

“Normal se presim përkrahje te madhe nga tifozët tanë dhe i thërras që të vijnë në një numër sa më të madh”, thotë Camaj.

Ndeshja mes Deçiqit dhe Dritës do të luhet të enjten e 15 korrikut, në orën 20.45 në stadiumin e kryeqytetit malazez, Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat