Ofertë nga La Liga për Rei Manajn

Futboll

Ofertë nga La Liga për Rei Manajn

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:53
Ofertë nga La Liga për Rei Manajn

Rei Manaj mund të jetë shqiptari i tretë që do të luajë këtë sezon në La Liga, pas Keidi Bares dhe Ivan Balliut. Së fundmi, gazetari spanjoll Ignacio de la Varga ka bërë me dije se skuadra e Kadizit ka kërkuar informacione nga Barcelona B për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Rei Manaj shkëlqeu sezonin e shkuar me 12 gola në kampionat dhe dy në fazën “play off” me skuadrën e dytë katalanase, mirëpo duket se e ardhmja e tij shihet larg skuadrës katalanase.

Kadiz është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll dhe kërkon që të përforcohet, duke e parë sulmuesin shqiptar si alternativë cilësore për repartin e avancuar.

Deri më tani, në Spanjë për Manajn janë interesuar skuadra të ligave më të ulëta, ndaj shihet me interes interesimi i Kadizit që 24-vjeçari të mund të tregojë cilësitë e tij mes më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat