Reagon Beqir Batatina

Futboll

Reagon Beqir Batatina

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 14:32
Reagon Beqir Batatina

Donatori dhe anëtari i bordit të klubit të Llapit, Amrush Batatina ka njoftuar për largimin e tij të mënjëhershëm nga të gjitha pozitat e tij në klub.

Amrush Batatina, vëllai i trajnerit, Tahir Batatinës këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook. Ai ka shkruar se për shkak të obligimeve të tij në biznesin që e udhëheq nuk mundet të jetë i angazhuar edhe në klub.

Pas dorëheqjes së Amrushit, reagimi i mënjëhershëm ka qenë i presidentit të klubit, Beqir Batatina, i cili ka premtuar se asgjë nuk ka ndodhur se Llapi do të jetë edhe më i fortë se kurrë.

“Forca LLAPI. Asgjë nuk ka ndodhur. Ju jeni ata që keni shkruar historinë e KF “Llapi”. Unë do të jem pranë jush dhe së bashku do të arrisim edhe më shumë suksese. Ju premtoj se KF “Llapi” asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm e më i bashkuar”, ka shkruar Beqir Batatina.

Llapi mbrëmë u eliminua nga Konferencë Liga pas dy ndeshjeve të zhvilluara kundër KF Shkupit nga Maqedonia e Veriut.

Klubi llapjan është në pronësi të familjes Batatina tash e disa vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat