KF 2 Korriku kryejnë testimet

Futboll

KF 2 Korriku kryejnë testimet

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:07
KF 2 Korriku kryejnë testimet

Juniorët e klubit të futbollit 2 Korriku nga Prishtina bëjnë testime dhe gjithçka është sipas planit.

“Paraditja e sotme ishte e rezervuar për t'u kryer testimet e përbërjes së trupit dhe ato fizike nga nën 19 vjeçarët verdheblu, të cilët u testuan nën mbikqyrjen e kryetrajnerit Labinot Haziri si dhe Dr. Sc. Artan Kryeziu, që sot erdhi enkas për kryerjen e testeve. Testimet, që ishin kërkesë e kryetrajnerit të verdhebluve, u bënë në mënyrë profesionale dhe me aparaturë moderne. Më poshtë gjeni edhe llojet e testeve që futbollistët iu nënshtruan sot:

1. Vlerësimi i kompozicionit të trupit:
1.1 Matja e përbërjes së trupit.
1.2 Matja e përqindjes së masës muskulare.
2. Vlerësimi i aftësive motorike:
2.1 Vlerësimi i shpejtësisë:
2.1.1 Matja e vrapimit 10 metra.
2.3.2 Matja e vrapimit 30 metra.
2.4.3 Matja e vrapimit 100 metra.
2.2 Beep testi.

Me të përfunduar testet, ekipi vazhdoi me seancë stërvitore. Kjo ishte hera e parë që kryhen testimet gjatë kësaj faze përgatitore, kurse testimet do të bëhen sërish pas periudhës prej tetë javësh. 

Duhet falënderuar jashtëzakonisht shumë Dr. Ac. Artan Kryeziu, i cili vije nga "Qendra për Kërkime, Studime në Edukimin Fizik, Sport dhe Shëndet", e që ndihmoi me kryerjen e testeve të lartpërmendura”, njofton FC 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat