Kastrati asiston për fitoren e madhe të Dinamos nga Zagrebi

Futboll

Kastrati asiston për fitoren e madhe të Dinamos nga Zagrebi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2021 Në ora: 22:01
Kastrati asiston për fitoren e madhe të Dinamos nga Zagrebi

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, kontriboi në golin e parë të Dinamos nga Zagrebi.

Dinamo në “Maksimir” ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës qipriote Omonia, në kuadër të rrethit të dytë eliminator të Champions League.

Kapiteni i Dinamos, Arian Ademi, u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 42-të, pas lëndimit në këmbën e djathtë.      

Kastrati futet në lojë në minutën e 63-të dhe pas dy minutave asiston kur Mayer me një veprim mjeshtëror shënon për 1:0. 

Jakiç në minutën e 81-të vulos fitoren e madhe të dinamovitëve, e cila ka një kapital të madh për takimin e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat