Brazili dhe Spanja kërkojnë medaljen e artë

Futboll

Brazili dhe Spanja kërkojnë medaljen e artë

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:51
Brazili dhe Spanja kërkojnë medaljen e artë

Mesditën e sotme, Brazili dhe Spanja do të ndeshen në finalen e futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike duke luftuar për një medalje ari.

Të dyja kombëtaret kanë shkëlqyer në Olimpiadë duke likuiduar të gjithë kundërshtarët deri në finale. Për Brazilin do të jetë finalja e dytë radhazi pasi vijnë si kampionë absolut në këtë takim që pas fitimit të medaljes së arit kundër Gjermanisë në Lojërat Olimpike ‘’Rio 2016’’.

Takimi pritet mjaft interesant dhe i luftuar me emra në fushë si Riçarlison, Dani Alvesh për Brazilin e Olmo, Ojarzabal, Asensio e Pedri për Spanjën.

FORMACIONET ZYRTARE

BRAZIL: Santos, Dani Alvesh, Ninjo, Diego Karlos, Arana, Guimaresh, Luiz, Antoni, Klaudinjo, Kunja, Riçarlison.

SPANJA:  Unai Simon, Gil, Garsia, Pau Torres, Kukurela, Zubimendi, Pedri, Mikel Merino, Asensio, Dani Olmo, Ojarzabal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat