Jens Petter Hauge largohet pa lënë gjurmë te Milani. Suedezi, i cili shkëlqeu me Bodo/Glimt, do ta vijojë karrierën në Gjermani.
Ndoshta aty është ambienti i duhur për të, sikurse për Andre Silva. Eintracht Frankfurt ka ofruar 12 milion euro për sulmuesin anësor.
Shifra ka qenë e kënaqshme për Milanin, që në këtë marrëveshje del me fitim. Kuqezinjtë e blenë vjet Hauge vetëm për 4 milion euro.
I riu nesër do të zbarkojë në Frankfurt, për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të nënshkruar marrëveshje. Mes klubeve gjithçka është mbyllur, sikurse shkruan Fabrizio Romano. /abcnews.al
Jens Petter Hauge to Eintracht Frankfurt, done deal confirmed. AC Milan will receive €12m from this deal. Hauge will fly to Frankfurt on Sunday in order to complete his move.