Askush nuk e do Coutinhon, refuzohet edhe nga klubi tjetër i Premier Ligës

Futboll

Askush nuk e do Coutinhon, refuzohet edhe nga klubi tjetër i Premier Ligës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:24
Philippe Coutinho

Everton nuk është e interesuar për Coutinhon.

E ardhmja e Philippe Coutinhos mbetet ende e paqartë.

Coutinho është lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollisti ishte përmendur si opsion për disa skuadra evropiane në mesin e tyre edhe Evertonit.

Megjithatë, sipas ‘Liverpool Echo’, klubi anglez nuk e ka në plan të bëjë ndonjë lëvizje për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Braziliani është përballur me lëndime të shumta te ‘Blaugranët’ dhe nuk ka arritur të shfaq tërë potencialin e tij.

Me largimin e Leo Messi, gjasat janë të mëdha që ai të mbetet edhe më tutje në Spanjë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat