Skandal, gati shpërtheu konflikti në Sanxhak me provokuesit serb! Lojtarët lëshuan fushën

Futboll

Skandal, gati shpërtheu konflikti në Sanxhak me provokuesit serb! Lojtarët lëshuan fushën

Nga: K.Goca Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:24
Skandal, gati shpërtheu konflikti në Sanxhak me provokuesit serb! Lojtarët lëshuan fushën

Tifozët ‘Grobari’ të Partizanit nga Beogradi, dje kanë provokuar në Sanxhak, në stadiumin e Novi Pazarit dhe gati sa shpërtheu konflikti mes tifozëve nga Sanxhaku dhe provokuesve nga Beogradi.  

Ndeshja u ndërpre kur futbollistët e Novi Pazarit nuk pranuan të luanin, pasi thirrjeve të tifozëve të Partizanit për Ratko Mlladiçin, i cili për krime të luftës është i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Hagës.

 “Grobarit” provokuan për Srebrenicën!

Kjo ndërpreu ndeshjen më shumë se gjysmë ore, e cila përfundoi me zbrazjen e pjesës së tribunës ku ishin tifozët e Partizanit, pas së cilës futbollistët e të dy skuadrave dolën përsëri në fushë për të luajtur ndeshjen.

Skuadra boshnjake e Novi Pazarit u provokua rëndë! Për këtë skandal kanë raportuar edhe mediat kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat