Dumfries është investimi i parë

Futboll

Dumfries është investimi i parë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 14:48
Dumfries është investimi i parë

Denzel Dumfries ka filluar testet mjekësore në Milano pasi Interi ka rënë dakord për një transferim nga PSV Eindhoven për 12 milionë euro plus bonuse.

Mbrojtësi i djathtë “fluturoi” mbrëmë në Aeroportin “Linate”.Marrëveshja u arrit për 12 milionë euro plus 2.5 milionë euro shtesë, pasi Dumfries i kishte premtuar prej kohësh vetes Nerazzurrëve, duke refuzuar të gjitha ofertat e tjera.

Ai është trashëgimtari natyral i Achraf Hakimi, i cili u shit në Paris Saint-Germain këtë verë për rreth 70 milionë euro.

Dumfries është investimi i parë me paratë e përdorura nga shitja e Romelu Lukaku prej 115 milionë eurosh te Chelsea, por nuk pritet të jetë i fundit.Interi pritet të transferojë edhe sulmuesin Edin Dzeko dhe njërin në mes të Joaquim Correa, Duvan Zapata apo Lorenzo Insigne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat