Broja dhe Armstrong duan kohën e tyre

Futboll

Broja dhe Armstrong duan kohën e tyre

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:27
Broja dhe Armstrong duan kohën e tyre

Dy afrimet e fundit për Southampton ishin sulmuesit Armstrong dhe Armando Broja.

Para ndeshjes me Evertonin, trajneri Hasenhutl u shpreh në konferencën për shtyp se të dy këta lojtarë duan kohën e tyre dhe nuk do të ishin të gatshëm për këtë sfidë pasi ishim më mbrapa se futbollistët e tjerë të Southampton sa i përket stërvitjes dhe përshtatjes me fizionominë e ekipit.

Kështu në nisje të takimit, Armando Broja rezultoi se nuk ishte i grumbulluar.

Por kurthi i trajnerit ishte Armstrong, pasi ky lojtar e ka nisur si titullar ndaj Evertonit. Për më tepër që ka arritur të realizojë edhe golin e parë në minutën e 30 të takimit për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat