Tare konfirmon

Futboll

Tare konfirmon

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:33
Tare konfirmon

Joaquin Correa dhe një e ardhme për t’u zbuluar. Te Lazio, aventura e tij duket se ka përfunduar.

Ai ishte thirrur për ndeshjen e parë të sezonit, në Empoli, por përfundoi në tribuna. Për mikrofonat e “Sky Sport”, drejtori sportiv Igli Tare shpjegoi negociatat e mundshme:

“Dihet që ai ka kërkuar të largohet nga Lazio qysh sezonin e kaluar. Ekziston një mundësi që të përfundojë tek Interi, tani le të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet. Correa gjithashtu ka kërkesa nga jashtë, por vullneti i tij është të qëndrojë në Itali.

Asnjëherë nuk ka pasur negociata të vërteta. Ka palë që po punojnë, le të shohim se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme. Ne do të përballemi me bindje me situatën”.

Igli tare foli edhe për Luis Alberto: “Loja e Sarrit është e ndryshme nga ajo e kaluara.

Ne kemi nevojë për shumë intensitet dhe për momentin Luis Alberto është pak prapa me përgatitjet. Pra, është një zgjedhje thjesht teknike. Nuk ka asnjë problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat