Maldini e kërcënon

Futboll

Maldini e kërcënon

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:53
Maldini e kërcënon

Milani e nisi me fitore sezonin e ri të Serisë A, duke triumfuar kundër Sampdorias, ndonëse skuadrës i mungonin disa elementë shumë të rëndësishëm në formacionin titullar, si Zlatan Ibrahimoviç, por akoma më shumë Frenk Kesi në mesfushë.

Afrikani, i cili pas Kupës së Afrikës vendosi që të hiqte dorë nga pushimet e verës dhe t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, pësoi një dëmtim pak ditë më parë dhe brenda javës pritet edhe riaftësimi i tij. Por më shumë sesa problemi fizik, ajo që shqetëson klubin është çështja e rinovimit të kontratës së futbollistit, i cili vazhdon të shtyjë ofertë pas oferte që vjen nga “Casa Milan”.

Nëse në ditët e fundit është folur e rifolur për një distancë prej 1 milioni apo çështje bonusesh, e përditshmja “Repubblica” është ajo që lëshon bombën: “Frenk Kesi i ka kërkuar Milanit 8.5 milionë euro në sezon, të ndarë në bonuse, shifër kjo e njëjtë me atë që i ka ofruar dhe po josh jo pak futbollistin”.

Fakti që mesfushori kuqezi është në skadencë verën e ardhshme ka shtyrë jo pak klube të interesuara për Kesin që të nisin një luftë milionash. Paolo Maldini nga ana e tij e tha qartë përpara ndeshjes me Sampdorian: “Kesi të nisë të mendojë me zemër dhe t’i bëjë fjalët realitet, pasi për momentin kemi linja (ekonomike) që nuk mund të kalojmë, por pa dyshim që kur të vijë momenti do të dimë të shpërblejmë këdo siç duket”.

Një mesazh më i qartë sesa ky për lojtarin nga Bregu i Fildishtë nuk mund të kishte, pasi Milani për momentin nuk mund t’i ofrojë më shumë sesa 6 milionë euro, ndërkohë që Totenhemi dhe drejtori i tyre sportiv, Fabio Paratiçi, ka ngritur dhe ka avancuar një ofertë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, plus 1.5 milionë euro të tjera në formë bonusesh, lehtësisht të arritshme të cilat duket se po largojnë gjithmonë e më shumë lojtarin nga “Milanelo”, shkruan Panorama sport.

Diçka të tillë Kesi e ka mbajtur të fshehur, por lajmi që është mësuar edhe nga prestigjiozja “Repubblica” ka bërë që Paolo Maldini të shpërthejë në orët e fundit ndaj lojtarit, duke arritur deri aty sa edhe ta kërcënojë: “Ose ti vendos të rinovosh me ne, ose të pret tribuna gjatë gjithë sezonit dhe mund të largohesh verën tjetër ku të duash”.

Kjo përplasje pa dyshim që tensionon jo pak gjakrat te “Djalli” dhe ndoshta është pikërisht kjo arsyeja që Paolo Maldini këmbëngul për të afruar në ditët e fundit të merkatos jo një mesfushor sa ç’mund të mjaftojë, por dy, pasi ekziston frika se Kesi mund të tradhtojë në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat