Georgina tallet me Ancelottin

Futboll

Georgina tallet me Ancelottin

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:52
Georgina tallet me Ancelottin

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë të lumtur për kalimin e portugezit te Manchester United, i cili kthehet në atë që ishte shtëpia e tij mes viteve 2003 dhe 2009.

Aq sa Georgina Rodríguez, e dashura e tij, ka pasur kohë të komentojë për Carlo Ancelottin përmes një përgjigjeje në Instagram të emisionit ‘El Chiringuito’.

“Shpresoj që Ancelotti të mos e mohojë këtë gjithashtu”, ka shkrua ajo në njoftimin e mediumit për nënshkrimin e Cristianos me United.

Georgina ka qenë edhe më herët ironike me trajnerin e Real Madridit, kur ai kishte thënë se nuk ka menduar transferimin e portugezit.

Përkundër faktit se Ancelotti donte ta mbyllte polemikën në një konferencë shtypi më pas, Georgina nuk e ka harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat