Agim Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Morinës 

Futboll

Agim Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Morinës 

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 19:45
Agim Ademi: Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Morinës 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i pikëlluar me ndarjen nga jeta të prof. Nysret Morinës.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Nysret Morinës, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Profesor Nysret Morina përveç se kontribuoi në arsimimin e shumë gjeneratave për vite me radhë, u dallua edhe si punëtor i madh sportiv.

Si ish-futbollist i spikatur, ai dijen e tij për futbollin e shpërndau edhe si trajner tek grupmoshat e reja, prandaj ikja e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit. Prof. Nysret Morina u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive, por edhe si personalitet i guximshëm dhe me karakter të fortë.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në futboll.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat