Everton synon transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

Futboll

Everton synon transferimin e mbrojtësit të Arsenalit

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Everton i ka bërë një ofertë Arsenalit për të marrë mbrojtësin, Ainsley Maitland-Niles në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Oferta përfshin një mundësi për të blerë mbrojtësin e djathtë, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë.

Bisedimet do të vazhdojnë mes dy klubeve për të gjetur një dakordim.

Maitland-Niles ka qenë në mesin e një numri lojtarësh që Arsenali është i gatshëm t’i lërë të shkojnë këtë verë. Ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim në West Brom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat