Dzeko: Nuk kishte ndonjë festë të veçantë

Futboll

Dzeko: Nuk kishte ndonjë festë të veçantë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:32
Dzeko: Nuk kishte ndonjë festë të veçantë

Edin Dzeko, sulmuesi i ri i Interit, u intervistua nga portali boshnjak “Klix.ba”. Numri 9 i zikaltërve e filloi intervistën duke folur për sezonin e ri, a do të jetë në gjendje Interi ta mposhtë përsëri Juventusin dhe të fitojë titullin: “E vështirë të bësh parashikime, por Interi po luan për ta mbrojtur titullin.

Natyrisht, e di mirë se sa e vështirë është kjo. Liga italiane është shumë e ekuilibruar dhe gjithmonë keni disa ekipe kryesore që janë pranë njëri-tjetrit. Juventusi ka qenë shumë i fortë për vite, por tani gjërat tek Interi kanë treguar se është në rrugën e duhur për të trashëguar fuqinë e Serie A.

E përsëris, do të jetë shumë e vështirë, veçanërisht sepse ka disa ekipe me ambicie të mëdha. Sezoni i kaluar tregoi se edhe një ndeshje mund të jetë pikë kthese. Unë mendoj sezoni do të jetë shumë i pasigurt, por shpresoj se do të jemi në gjendje të mbrojmë titullin”.

Për trajnerin e ri të zikaltërve, Simone Inzaghi, boshnjaku shtoi: “Më pëlqen filozofia e tij e futbollit, e cila është jashtëzakonisht offensive. Mendoj se do të kem më shumë shanse para portës së kundërshtarit.

Siç thashë më parë, Interi e di se çfarë duhet të presë nga unë dhe anasjelltas, unë e di se çfarë duhet të bëj për të përmirësuar lojën time, por edhe lojën e të gjithë ekipit. Ne jemi kompaktë dhe besoj se me kalimin e kohës, loja do të përmirësohet”.

Komenti përfundimtar mbi debutimin e tij fantastik në “San Siro”, i cili u kurorëzua menjëherë me një gol dhe një asist: “E kam thënë edhe më parë se isha veçanërisht i emocionuar në prag të debutimit tim me Interin. Goli erdhi si një lloj çmimi dhe me të vërtetë me vjen mirë që kaloi kështu. Sidoqoftë, nuk kishte ndonjë festë të veçantë. Tek Interi, të gjithë e dinë se çfarë të presin nga unë, në fushë do të bëj atë që bëj më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat